Subscribe

Sikur të mos mjaftonin çmimet aktuale të karburanteve që janë të shtrenjta, tregtarët paralajmërojnë rritje të mëtejshme, si pasojë e tarifave të reja për licencim nga qeveria.

 

Sipërmarrësit thonë se rritja me 10-fish e tarifave, do të përkthehet në një shtrenjtim prej 5 lekë për litër. Por edhe me çmimet aktuale, bizneset ankohen se karburanti jo vetëm është më i shtrenjtë, por penalizues për aktivitetin ekonomik. Muharrem Hoxha, biznesmen në fushën e transportit, tregon pabarazinë e çmimeve me vendet e rajonit.

 

Sipas të dhënave nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ne Durrës, një ngarkesë e nisur nga Maqedonia drejt Italisë, kushton 300 euro më pak se e njëjta ngarkesë e nisur nga Shqipëria. Kjo diferencë vjen si pasojë e çmimit të karburantit.

 

Një sërë biznesesh zhvilluan një takim me eksperte fiskal lidhur me mundësitë që mund t’i propozohen qeverisë, për të lehtësuar kostot ndaj këtij sektori. Sipërmarrësit kërkojnë ndryshim të strukturës së taksimit, por kjo kërkesë vështirë se do të gjejë zbatim. E vetmja gjë që dihet me siguri është se qytetarët do të paguajnë akoma më shtrenjtë naftën dhe benzinën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *