Subscribe

Muaji që lamë pas nuk shpëtoi dot pa rritur çmimet e produkteve ushqimore. Instituti i Statistikave raporton se inflacioni vjetor arriti në 2%, një shifër e lartë kjo po të krahasohet me mesataren e këtyre viteve, ku Shqipëria ka vuajtur një nivel të ulët të këtij indeksi. Peshën më të madhe në këtë rritje e ka dhënë pikërisht çmimi i ushqimeve me 5%. brenda këtij grupi, e ndarë sipas zërave rritja është akoma dhe më e madhe: perimet dhe zarzavetet janë rritur me 24%, frutat me 22.7, ndërsa te ushqimet e tjera rritja rezulton të jetë modeste. Megjithatë, në të kundërt me tregtarët e ushqimeve, ata të veshjeve kanë ulur çmimet në dhjetor. Ky grup ëhstë ai që ka shënuar edhe rënien më të madhe të çmimeve nga të gjitha produktet. Pavarësisht efekteve sezonale, Shqipëria nuk po arrin dot të kapë nivelin optimal të inflacionit 3%, shifrat më poshtë këtij standardi flasin për një një rënie të kërkesës konsumatore, dhe rrjedhimisht ulje të konsumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *