Rritja e ndjeshme e çmimeve të hidrokarbureve muajin e fundit ka sjellë edhe një tkurrje të konsumit në vend të naftës.

 

Këtë fakt e konfirmon kreu i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, gjatë një interviste në emisionin “E-ZONE”.

 

“Në krahasimet që bëjmë me fund vitin e kaluar apo me të njëjtën përiudhë të një viti më parë, shohim që ka një rënie të importeve të naftës, e cila vërehet më së shumti kur çmimet në bursa shënojnë rritje. Ky fakt është reflektuar në treg më një rënie të konsumit, por nuk mund ta them nëse kjo tkurrje e konsumit vjen nga qytetarët apo nga bizneset në tërësi”, u shpreh Lera.

 

Që nga koha kur nisi përcaktimi i cmimeve me borde, tashmë nafta dhe benzina shiten me një cmim të unifikuar në çdo pikë të tregtimit dhe në cdo qytet, duke konfirmuar që ndërhyrja në treg të lirë nuk është metoda e duhur për të frenuar çmimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *