Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas deklaratës së Shoqatës së Hidrokarbureve në lidhje me çmimin e karburanteve.

 

Përmes një postimi në Facebook,  Braçe sqaron se deklaratat e tij vijnë si detyrim ndaj qytetarëve duke e quajtur Shoqatën si kartel.

 

Në reagimin e tij Braçe shtron pyetje dhe kërkon sqarim për pikat e shumta të karburantit në vend dhe naftën e depozituar.

 

Reagimi i plotë: 

UNE “GENJEJ”, JU BENI PARE?!
CMIMI I NAFTES,
MODELI ABUZIV I TREGUT DHE
SHOQATA QE FUNKSIONON SI KARTEL!
Sapo degjova se KARTELI I NAFTES ne kete vend, imponues dhe i paligjshem,
paska thene se une “keqinformoj” per cmimin e naftes.
Si detyrim ndaj qytetareve po sqaroj dhe po pyes;
E para, une nuk kam publikuar grafik, por CMIMIN E NAFTES PER FUCI, PRA PER FUCI, ne ate ore, sipas BURSES ne tre ditet e fundit; KU ESHTE KEQINFORMIMI KETU?
E dyta, kam pyetur, pra kam pyetur; KUR PYET SI KEQINFORMON?
Tani, ca te verteta per sulmin e SHOQATES QE FUNKSIONON SI KARTELI I NAFTES NE KETE VEND;
E para, modeli i tregut qe ka ndertuar dhe imponuar SHOQATA KARTEL ne kete vend, po ben ate qe nuk ndodh kund: ble naften ne 7.00 te dites ne DEPOZITAT PRONE E TYRE, shet naften ne oren 7.01 te se njejtes dite ne AUTOBOTET E TYRE dhe, shet me pakice ne oren 8.00, 9.00, 10.00 e ne vijim sipas kilometrave ne STACIONET E POMPAVE qe jane po prone e tyre;
TE GJITHA SIPAS CMIMIT NE BURSE!!!!
E dyta, asnje STACION POMPASH nuk po shet me humbje 3-4 leke;
Ndryshe si spjegohet qe sot ne akset rrugore, gjen STACIONE POMPASH qe po shesin nafte jo me cmimin 248 leke por 4,6,madje dhe 8 leke me lire?!
PO SHESIN ME HUMBJE KETA?
PO SI MBIJETOJNE?
Cfare do thote KARTELI qe kane nafte ne depozita? Po keshtu ishte dhe nje jave me pare, dy jave me pare?
Po mbi te gjitha, po nese tek keta funksionon depozita dhe sasia, cmimi me te cilin eshte blere, po tek rrjetet e medha pse nuk funksionon? Po tek blerjet me shumice pse nuk funksionon?
Kartelit i eshte prishur rreshti!
Rrjetet e vogla, pikat e bardha kuptuan me ne fund se nga cmimi i fiksuar, i njejte me rrjetet e medha, PO HUMBNIN, PO RRENOHESHIN KUR SHITJET PO SHKONIN NE SHUMICE TEK RRJETET E MEDHA, ME TE PERHAPURA NE TERRITOR.
E treta, SHPENZIMET E NJOHURA jane nje tjeter arsye per abuzim; e kam bere llogarine ne mes te Kuvendit, numer per numer e ze per ze, numer punetoresh, kilovat energjie e liter uje, gjithcka.
Eshte e qarte;
UNE NUK GENJEJ DHE JU PO BENI PARE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *