Tetori i librit solli në një takim dhe diskutim mes personaliteteve të letrave shqipe, shkrimtaren Helena Kadare. Ajo ndau eksperiencën e saj si krijuese, por dhe një panoramë se si është jeta në krah të gjeniut të letrave, Ismail Kadare.

 

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit i dhuroi zonjës Kadare vlershmin e  mirënjohjes, me motivacionin “Për librat që me lirizëm edhe guxim, sjellin fatin e karaktereve gra në Shqipëri me një forcë prekëse”.

 

 

Ndërsa ka kaluar një javë nga dhënia e çmimit Nobel në letërsi, për të cilin Ismail Kadare është prej më shumë se një dekade kandidat, Helena thotë se tashmӕ prej tre vitesh familja nuk e pret më këtë çmim.

 

Helena Kadare është autore e disa romaneve ndër ta “Një lindje e vështirë”, “Një grua nga Tirana”, “Bashkëshortët” dhe “Kohë e pamjaftueshme”, që kanë në qendër jetën e saj ne tre faza si vajzë, bashkëshorte dhe nënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *