Finalja e Uefa Champions League qe luhet nesër ne mbrëmje është padiskutim evenimenti futbollistik me interes me te madh. Per ta vërtetuar nje gje te tille mjaftojnë vetëm pak shifra. E para interesi per te blere nje bilete ka qene gati 10-fish ne raport me kapacitetin prej 82 mije vendesh qe ka “San Siro” i Milanos. Por ne ketë rast, lajmi qe po bën xhiron e botes ne fakt lidhet me nje tjetër detaj. Është thyer rekordi i çmimit me te larte te blerjes online te nje bilete për nje ndeshje finale ne futboll. Një tifoz italian ka shpenzuar 9879 paund per te blere nje bilete per finale e kësaj te shtune qe luhet ne “San Siro” ne orën 20 e 45. Çmim stratosferik, qe ka thyer rekordin e çmendurisë qe beri nje hungarez vitin e kaluar, i cili per te pare finale Juventus vs Barcelna ne Berlin te Gjermanisë bleu online nje bilete per 8 mije e 704 paund. Ndërkohe përpara televizorit ne mbare boten llogaritet te jene nga 500-700 milion njerëz per transmetimin e këtij eventi ne 220 shtete me teknologjinë e fundit. Shqiptaret do te jene te gjithë te përqendruar ne ekranet e Tring dhe Vizion Plus, te dyja me formatin Hd per supersfiden e Madridit qe do te ndriçoje Uefa Champions League. Sa i takon detajeve te organizimit te finales, vlen te përmendet interpretimi i këngëtares se famshme amerikane Alishia Keys ndërsa himni i Uefa Champions League do te këndohet live nga i famshmi Andrea Bocelli.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *