E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Çmenduri në aksin Tiranë-Durrës, policia kap shofera me 170 km/h/VIDEO

Ndonëse me shpejtësi skëterrë, një 24 vjeçar që po udhëtonte me 170 kilometra në orë nuk arriti ti shpëtojë patrullës së policisë në autostradën Tiranë Durrës.

 

Reklamë

Tabelat në këtë aks lejojnë qarkullimin me 90 kilometra në orë, ndërsa 24-vjeçari kishte arritur thuajse dyfishin e saj.

 

Shoferit i është hequr patenta dhe është gjobitur. Por ai nuk ishte i vetmi i kapur nga patrullat.

 

Mbrëmjen e të shtunës oficerët e qarkullimit rrugor i hoqën patentat edhe 9 shoferëve të tjerë. Të gjithë ata ishin duke udhëtuar në autostradë me shpejtësi nga 150 deri në 170 kilometra në orë.

 

Policia e Tiranës thotë se është në monitorim të vazhdueshëm të akseve rrugore më problematike në kryeqytet. Vetëm gjatë muajit gusht qindra drejtuesve të mjeteve u janë hequr patentat për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit.

 

Më shumë video

Reklamë