Një ngjarje që të trondit u regjistrua në Florida të SHBA-së të martën. Mediat e huaja raportojnë se dy fëmijëve të moshave 12 dhe 14 vjeç kanë vjedhur disa armë në një shtëpi me qëllimin për të sulmuar policinë.

 

Efektivët u përballën me ta jashtë një shtëpie në Enterprise dhe kamerat e trupit kanë fiksuar gjithçka. Policët detyrohen të qëndrojnë të fshehur pas pemëve, teksa të miturit qëllojnë. Vajza 14-vjeçare u plagos nga oficerët dhe u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

“Fëmijët po dilnin për të vrarë policë”, tha sherifi Mike Chitëood, raporton Reuters.

 

Kur gjithçka mbaroi, policia sekuestroi një armë, një armë gjahu dhe një AK-47, së bashku me një sasi të madhe municioni brenda shtëpisë ku fëmijët u armatosën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *