Pankina e Psg po kthehet në një rebus të vërtete. Sheiku “Al Khelaifi” kërkon të ule në stol një emër të madh në vend të Unai Emeri që do të vazhdojë të drejtoje ekipin deri në fund të këtij sezoni. Deri tani emrat më të përfolur të lidhur me këtë post kanë qenë Antonio Conte, dhe Zhoze Murinjo ndërsa trajneri Roberto Mancini ishte vete ofruar pak ditë më parë për stolin e milionereve të francez. Por media franceze dhe ajo angleze i ka shtuar kësaj liste edhe strategun spanjoll Pep Guardiola.

 

“Mirror” madje shkruan se Guardiola megjithëse ka edhe një vit kontrate me Manchester City, ka marrë edhe telefonatat e para nga drejtuesit e lartë të Psg. Ti shkëpusësh një tjetër klubi me pronar sheik miliarder, një trajner kaq të lakmuar do të jetë një mision jashtëzakonisht i vështirë por Al Khelaifi ka treguar se di ti bëjë ëndrrat realitet në rastin e blerjeve të mëdha si Mbape dhe Neymar kështu që asgjë nuk është e pamundur, sidomos me planin e bosit të PSG për ti ofruar Guardioles mbi 25 milion euro në vit. Megjithatë duhet theksuar se konkurrenca edhe në këtë rast është e forte sidomos nga dyshja Conte-Murinjo. I pari duket i sigurte drejt divorcit me Chelsea dhe nëse nuk rimerr kombëtaren e Italisë, mund të përfundojë me kënaqësi në Paris, ashtu sikurse Murinjo i cili nuk duket i kënaqur me aventurën e tij ne “Old Traford”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *