E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Çmendet” moti/ Borë dhe ngrica në Brazil, habiten vendasit

Brazilianët u përgatitën për ditën më të ftohtë të vitit të premten pasi disa vendas në rajonet jugore panë borë për herë të parë.

 

Mbi 40 qytete në shtetin jugor të Rio Grande do Sul raportuan për ngrica dhe borë të enjten, sipas specialistëve të motit Somar Meteorologia.

 

Reklamë

Ky mot “i çmendur” iu dha mundësinë disa njerëzve të bëjnë për herë të parë në jetën e tyre një plak dëbore.

 

“Unë jam 62 vjeç dhe nuk e kisha parë kurrë borën”, tha një qytetar, Iodor Goncalves Marques nga Cambara do Sul për televizionet vendase.

 

Por nga ana tjetër ekziston frika se prodhimet esenciale të eksportit si kafeja, kallami i sheqerit dhe portokalli mund të dëmtohen nga ngrica.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë