Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të nisë puna për largimin e të gjithë zaptuesve brenda territorit të universitet Bujqësor të Tiranës. Gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Universitetit  Bujqësor, kryeministri tha se do të pastrohet nga të gjitha godinat, apo banesat që e kane pushtuar institucionin arsimor.

“Dikush nga ju mund të thotë, kemi 25 vjet që na kanë zaptuar.  Zaptuesit do ikin nga universiteti që të gjithë. Çdo godinë dhe çdo ngrehinë që nuk i takon universitetit do ikin dhe çdo familje që ka zaptuar territorin do largohet. Sigurisht me të gjitha mjetet ligjore, demokratike, por pa humbur kohë”.

Edi Rama është ndalur edhe njëherë ne reformën e arsimit te larte. Sipas shefit te qeverise, kjo reformë ka dhëne efektet e para, duke rritur cilësinë ne ketë universitet .

“Ky sistem që kemi ngritur universitetit i jep autonomi shumë të fortë dhe i krijon kushtet që të mos jetë vetëm me syrin nga studentët, por bashkë me studentët me syrin nga tregu. Pse mos vijnë këtu sipërmarrësit apo fermerët dhe të marrin asistencë, gjithçka duke e paguar, jo falas. Ky universitet i ka të gjitha mundësitë që të bëhet një nga ndërmarrjet me fitimprurëse.”

Ne ne aktivitet per arsimin profesional, kryeministri Edi Rama e ka vene theksin tek rëndësia e zgjedhjes se duhur nga te rinjtë. Ai tha se arsimi profesional nuk duhet te shihet si alternativa e fundit, por si nje mundësi per te garantuar te ardhmen.

 “Duke u mbështetur mbi modelin gjerman, me vetëdije që ne gjerman nuk bëhemi kurrë që të mos ngatërrohet ndonjëri nga iluzioni se unë e kam këtë optimizëm.”

E si per te vërtetuar zgjedhjet e gabuara qe bëjnë shpesh te rinjtë, Rama i është referuar mbingopjes se tregut me diplomën e juristit. Kryeministri tha se ata që refuzojnë punën që u ofrohet nuk mund të përfitojnë më ndihmë ekonomike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *