Subscribe

Kryetari i PD Lulzim Basha ka zgjedhur Kavajën, ku PD fitoi ne 25 qershor bashkinë per te mbyllur turin e takimeve me strukturat per ketë vit. Ketë takim te fundit Basha e ka shfrytëzuar per t’u bere thirrje shqiptareve t’u bashkohen protestave kundër qeverise.

 

 “Le të jemi lajmëtarët e një viti të ri, që nuk do të nisë me demokratët dhe shqiptarët kokëulur, por do të nisë me Partinë Demokratike në ballë të protestave, me një premtim të madh, se ashtu siç bëmë në Kavajë, ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe politikanët e inkriminuar, ne do t’i japim Shqipërisë një qeveri dhe elitë të pakorruptuar, me një të ardhme europiane dhe me një Shqipëri si gjithë Europa.”

 

Basha ka theksuar se shqiptaret nuk duhet te tolerojnë lidhjet e kryeministrit Rama me krimin.

 

“Edi Rama i trembet hetimit deri në fund të Saimir Tahirit. Edi Rama i trembet, zbulimit, ekspozimit dhe më pas hetimit të lidhjeve të publikuara, të njohura e akoma të paekspozuara të tij me politikanët e lidhur me krimin dhe të tij me vetë krimin.”

 

Por protestat e opozitës do te kenë edhe karakter ekomomik, pasi varfëria sipas kryedemokratit është rritur gjate qeverisjes socialiste.

 

 “43 përqind e familjeve në këto ditë të ftohta dimri nuk sigurojnë dot ngrohjen, ndërsa vetëm për vitin 2017 Edi Rama shpenzoi 350 mijë euro për kondicionerë vetëm për kryeministrinë. Të gjitha janë produkt i një vendi që nuk ka më qeveri, por ka një bandë, nuk ka as një qeveri që sillet si bandë, por një bandë që pretendon të jetë qeveri.”

 

Sipas Bashes, 1 në 3 familje shqiptare nuk paguajnë dot shportën ushqimore, 39 % nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, ndërkohë që vetëm 3 vitet e fundit, qeveria ka harxhuar për luksin e vet 140 milionë euro dhe 2.5 milionë euro do të shpenzohen për të hequr palmat dhe për të vendosur pishat në segmentin Tiranë- Qafë Kashar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *