Subscribe

Pak orë pasi Vizion Plus tregoi se nxënësit në shkollën kongresi I lushnjes bënin mësim edhe pse ndërtesa ishte shpallur e pasigurtë, ekspertët u rikthyen për një verifikim të dytë.

Dje pasdite inxhinierët e institutit të ndërtimit panë sërish dëmet e shkaktuara nga tërmeti, duke hartuar një akt të dytë, I cili e shpall shkollën të sigurt.

Pavarësisht se ky dokument siguron prindërit se shkolla nuk  përbën asnjë rrezik,  shqetësimi I prindërve është I dukshëm.

Edhe në shkollën “Emin Duraku”  pati problem në njërën pjesë të godinës,  por pas bojkotit të prindërve  dhe riparimit të dëmtimeve shkolla nisi mësimin normalisht .

Njëra pjesë e ndërtesës është shpallur e pabanuar dhe nuk dihet ende si do të procedohet më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *