Subscribe

Pas kritikave të shumta për mungesën e vaksinave kundër koronavirusit, qeveria e Kosovës arriti marrëveshjen me kompaninë “PFIZER” , falë së cilës do të sigurojë rreth  1.2 milionë doza.

 

Kjo është kontrata e parë që Kosova ka arritur të nënshkruajë me kompanitë farmaceutike për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit pasi deri më tani, qytetarët janë vaksinuar me dozat e dhuruara nga programi COVAX dhe nga Bashkimi Evropian.

 

Ministri i shëndetësisë Arben Vitia, pas mbledhjes së qeverisë për lehtësimin e masave anticovid tha se deri në fund të vitit do të vaksinohet 60 për qind të popullatës.

 

ARBEN VITIA

MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Kemi finalizuar edhe marrëveshjen me kompaninë Pfizer për sigurimin e dozave të vaksinave. Kjo do të na jep mundësinë që të bëjmë atë që kemi premtuar nga fillimi që deri në fund të vitit 60 për qind e popullatës do të vaksinohen. Po punohet paralelisht edhe në shumë objektiva tjera me qëllim që trajtimi i pandemisë të bëhet nga aspekte të ndryshme dhe gjithëpërfshirëse, duke rikthyer në funksion edhe shërbimet tjera shëndetësore për qytetarët tanë.”

 

Nga kjo e hënë në Kosovë do të hiqet ora policore, ndërsa restorantet do të punojnë deri në orën 23:00. Po ashtu do të lejohet lëvizja pa maska për qytetarët në ambiente të jashtme.

 

Ndërkohë, edhe qeveria malazeze ka vendosur të lehtësojë kufizimet për qytetarët.

 

Restorantet dhe kafenetë do të punojnë një orë me shume, pasi do të lejohen deri në orën 23:00.

 

Gjithashtu  do të lejohen tubimet e hapura private dhe publike, me praninë deri në 50 persona megjithatë duhet të respektohen masat e sigurisë, siç është distancimi fizik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *