Subscribe

Zerimi i taksave për biznesin e vogël i jep fund problemit me deklarimin e të ardhurave. Për të parë nga afër rezultatet qe ka dhënë aksioni kundër informalitetit, kryeministri Rama ishte në një fabrikë te prodhimit te metaleve ne Xhafzotaj te Durrësit.

“Besoj se ka ndikuar dhe do ndikojë shumë gjatë këtij viti fakti që biznesit të vogël dhe sidomos këtyre zanatçinjve që janë pjesë e biznesit të vogël, taksa iu bë zero dhe tani ata nuk kanë më problemin si të deklarojnë të ardhura, se mos kushedi ngjiten mbi masën limit dhe pastaj hyjnë në biznes të madh. Por kanë problemin tani si të jenë ne rregull me faturat, sepse heqja e taksës është e qartë që nga ana tjetër rritet ndëshkimi në rast se t’i vazhdon dhe bën evazion dhe s’je në rregull me faturat kështu që kjo do ju lehtësojë të gjithëve.”

Gjatë takimit ma banoret e zonës Rama ka biseduar edhe per formlizimin e sektorit te  bujqësisë, ndersa i konsideroi spekulim te qëllimshëm zërat se NIPTI përkthehet ne kosto shtese per fermerët.

Kryeministri Edi Rama: Është rritur kërkesa nga bujqësia?

Punonjësi: Po për sera. Nuk kishim NIPT, edhe nuk i furnizonin, tani kanë sjellë NIPT-et, këta që bëjnë investimet, këta të fermerëve dhe vijnë marrin dhe tani e kuptojnë dhe vetë rëndësinë e NIPT-it që ka fermeri. Edhe ne e kuptojmë këtu tani se e shikojmë që na vijnë direkt, se vinin nëpërmjet të tjerëve që i merrnin tani kanë NIPT-in e vet.

Kryeministri Edi Rama:

Sepse i gënjenin që po morën NIPT-in do paguani taksat, ndërkohë që NIPT-i është formalizim dhe ti je përfitues i TVSH në qoftë se ke NIPT dhe merr 20% mbrapsht në qoftë se ke NIPT, jo që pagua taksa por 20% më pak.

Ndërsa përfaqësues te biznesit te vogël ne ketë zone kane mirëpritur lehtësitë fiskale veçanërisht per rimbursimin dhe heqjen e TVSH-së për makineritë e pajisjet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *