Kandidatja demokrate për presidente Hillari Klinton ka publikuar të ardhurat e saj dhe familjes Klinton, duke sfiduar dhe rivalin republikan Donald Trump të bëjë të njëjtën gjë. Sikurse shihet në dokumentet e publikuara prej Klinton të ardhurat e familjes për 2015 kanë qenë 10.1 milion dollarë, që kanë patur një tatim prej 34.2%. Të njëjtën gjë si Klinton kanë bërë dhe kandidati për zv/president Tim Kaine dhe bashkëshortja e tij, të cilët kishin paguar taksa në vlerën 20.3% të fitimit. Nga ana tjetër, biznesmeni i njohur Donald Trump i cili zotëron dhjeta biznese, ku me kryesoret janë linjat e hoteleve, dhe nje pasuri që përllogaritet në miliarda, ka refuzuar të publikojë te ardhurat dhe detyrimet që i paguan shtetit. Kandidati republikan ka thënë se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, derisa agjencia e brendshme e te ardhurave për përfundojë auditin e saj. Nese Trump nuk publikon këto të dhëna deri në nëntor kur mbahen zgjedhjet ai do të jete kandidati i pare, i cili nuk e bën një gjë të tillë në historinë e Shteteve të bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *