E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Clinton nis luftën e 3-të botërore”

Donald Tramp i rikthehet akuzave te forta ndaj rivales se tij Hilari Klinton, ne fushatën per presidencialet e 8 nëntorit ne SHBA. Ketë here, republikani ka deklaruar se politika e jashtme e zonjës Klinton ne Siri mund te sjelle luftën e trete botërore.

“Do të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore nëse dëgjojmë Hillary Clintonin. Nëse bëjmë siç thotë ajo, nuk do të jemi në luftë vetëm me Sirinë, por edhe me Rusinë dhe Iranin. Rusia është një fuqi bërthamore dhe armët e saj bërthamore funksionojnë, jo si në vende të tjera që vetëm flasin.

Në fjalimin e tij, Trump gjithashtu kritikoi republikanët që nuk e mbështesin, duke thënë se nëse partia do të ishte e bashkuar, do të ishte e pamundur të humbiste zgjedhjet ndaj Clintonit. Ne anën tjetër, demokratja u shpreh se rival i saj duke refuzuar te pranoje rezultatin e zgjedhjeve po bënte nje sulm te paprecedente ndaj demokracisë.

“Mendoj se gjithçka filloi kur Xhorxh Uashington refuzoi te behej mbret. Apo nuk është kështu? Donald Tramp ndoshta do ta kishte quajtur ate nje dështak ne ate kohe.” 

Reklamë

Kur mbeten edhe me pak se dy jave nga zgjedhjet, demokratja udhëheq me 6 pike ne sondazhet ne nivel kombëtar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë