Subscribe

Kandidatja demokrate per presidente te SHBA, Hillary Clinton kryeson sondazhet përballë rivalit republikan Donald Trump. Ne nje anketim te fundit te agjencisë Reuters ajo ndodhet 5 perqind përpara Trump me 43 perqind te preferencave. Qe pas debatit te pare televiziv, ish-sekretarja amerikane e Shtetit ka ruajtuar kryesimin ndaj multimiliarderit. 38 perqind e amerikaneve mbështesin Trump dhe 19 perqind jane te pavendosur ende se per ke do te votojne ne 8 nëntor. E ndërsa fushata vazhdon, Trump ka paralajmëruar se do ta sulmoje Clinton ne debatin e dyte dhe shënjestra do te jete bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton. Trump tha per gazetën “The Times” se Clinton eshte martuar me abuzuesin me te madh te femrave ne historinë e politikes. Vete Clinton ne fushatën e saj ka përmendur fyerjet e Trump per Miss Unieversin 1996, venezuelianen Alicia Machado te cilen e kishte etiketuar si “Miss Derrkucja”, pasi ajo kishte shtuar ne peshe pas marrjes se kurores, apo “Miss pastruesja” per shkak te prejardhjes se saj latine. Miss Universi iu bashkua fushates se Clinton per te denoncuar publikisht komentet e tij fyese ndaj grave. Por Trump u kundërpërgjigj duke thene se rivalja e tij i kishte siguruar Machados shtetesine amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *