Pavarësisht shqetësimeve qe shkaktuan problemet shëndetësore te kandidates demokrate per presidente te SHBA, Hillary Clinton, ajo vazhdon te kryesoje ne sondazhe. Sipas nje ankete te fundit te NBC, Clinton ka 48 perqind te preferencave te amerikaneve, krahasuar me rivalin Trump me 44 perqind. Kryesimi vjen edhe mes zgjedhësve te pavarur. Ndërkohe, nje lajm i mire erdhi nga stafi elektoral i saj, qe ka paralajmëruar rikthimin ne fushate ditën e premte. Ajo pritet te marre pjese ne nje mbrëmje te organizuar nga nje Institut Hispanik  ne Uashington dhe ne nje tjetër event te nje organizate te grave afro-amerikane. Pas reagimeve qe shkaktoi ne media sëmundja e Clinton, e cila u diagnostikua me pneumoni, shefi i Shtëpisë se Bardhe, nga Filadelfia u përpoq te bindte amerikanet qe ta mbështesin ate me vote ne 8 nëntor. “Une zgjedh Hillary Clinton per presidente. Ajo është e qëndrueshme dhe e vërtete. Jam shume krenar per liderin qe kemi zgjedhur per te me zëvendësuar”, deklaroi presidenti Barack Obama. Duke iu referuar kandidatit republikan, Obama tha se ai nuk ofron zgjidhje serioze, por përhap urrejtje mes njerëzve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *