Kandidatja demokrate per presidente te SHBA, Hillary Clinton, e cila u sëmur me pneumoni, zgjodhi qe t’ia mbante te fshehte ketë fakt pjesës me te madhe te stafit elektoral. Ne dijeni ishin vetëm familjaret dhe miqtë e këshilltaret e ngushte te saj. Ish-sekretarja e Shtetit ishte e shqetësuar se lajmi i sëmundjes do te shfrytëzohej nga kundërshtaret politike. Ne nje interviste telefonike per CNN, Clinton sqaroi se mjeket e kishin këshilluar te pushonte, por ajo vendosi te vazhdonte fushatën. Si pasoje e sëmundjes, ajo u ndje keq gjate ceremonisë përkujtimore per viktimat e sulmeve te 11 shtatorit.

“Une nuk mendova se do te behej problem. E injorova këshillën e zgjuar te mjekeve per te pushuar per pese dite. Por shpresoj se brenda pak kohesh do t’i rikthehem fushatës”, tha Clinton. Pas paqartësive qe solli incidenti me kandidaten demokrate, ku ajo humbi ekuilibrin per disa momente, nje zedhenes i fushatës sqaroi se do te publikohen te dhëna te reja mjekësore, per te larguar shqetësimet per gjendjen shëndetësore te saj. Rivali i Clinton, Trump i uroi shërim te shpejte dhe sqaroi se do te paraqesë rezultatet e nje kontrolli mjekësor te kryer se fundi.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *