Subscribe

“Një luftë e piste” e përshkruajnë mediat debatin e dytë televiziv mes demokrates Hillari Klinton dhe republikanit Donald Trump. Ky i fundit është gjendur përballë akuzave për komentet fyese kundrejt femrave,  ndërsa është kundërpërgjigjur me sulme personale ndaj çiftit Klinton, veçanërisht ish-presidentit Bill Klinton, te cilin e akuzoi për abuzime seksual ndaj disa grave. Duke iu referuar një videoje në vitin 2005 ku Trump shfaqej ofendues ndaj femrave, ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton tha se këtë qasje që ka ndaj grave Trump e reflekton në të gjitha fushat.

Hillari Klinton: Nuk bëhet fjalë vetëm për ofendimet që Trump i bën femrave. Nuk është vetëm kjo video që ngre pyetjet se kush do të jetë presidenti ynë i ardhshëm, por dhe shumë deklarata të tjera që shënjestrojnë emigrantet afro-amerikanë, latinët, personat me aftësi të kufizuara, të burgosurit, muslimanët dhe shumë të tjerë. Të gjitha qëndrimet e tij dëshmojnë se kush është Donald Trump.

Ndërkohë Trump është kundërpërgjigjur duke i cilësuar mashtrime këto akuza. Ai tha se nëse do të jetë president do të kërkojë hetimin e Klinton për gjithë këto gënjeshtra, por dhe për skandalin me emailed private duke lënë të kuptohet se ish-sekretarja do të përfundojë në burg.

Donald Trump: Nëse unë do të jem presidenti i ardhshëm, do t’i kërkojë Prokurorit të Përgjithshëm të vendosi një prokuror special për të hetuar ty. Kjo sepse nuk ka patur asnjëherë më parë kaq shumë gënjeshtra, mashtrime dhe djallëzi në këto që thua. Qytetarët e këtij vendi janë të xhindosur me këto deklarata të pavërteta.

Më herët, në prag të këtij debati 90 minutëesh në Sain Luis të moderuar nga gazetar i i CNN Anderson Kuper, Donald Trump u shfaq përpara kamerave përkrah disa femrave me pretendimin se ato ishin ngacmuar seksualisht nga ish-presidenti Bill Klinton. Por kandidatja demokrate refuzoi te bënte komente mbi këtë çështje. Pas përfundimit të debatit sondazhe e CNN dëshmuan një avantazh të thellë të kandidates demokrate, e cila kryesonte me 57% përballe 34 % që ka marrë republikani Trump. Para mbajtjes së zgjedhjeve të nëntorit ka mbetur ende një debat i fundit televiziv, i cili do të mbahet më 19 tetor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *