“Hillary Clinton është e shëndetshme dhe e afte per te shërbyer si presidente e SHBA”. Me ketë deklarate, mjekja e kandidates demokrate ka qetësuar amerikanet, pas konfirmimit se ish-sekretarja amerikane e Shtetit vuante nga pneumonia. Zonja Klinton sipas mjekes, vazhdon te përmirësohet fizikisht, ndërsa gjendja mendore e saj është e shkëlqyer. Këto te dhëna u publikuan pasi rivali republikan Donald Trump shpërndau informacione per gjendjen shëndetësore. E ndërsa Clinton pritet t’i rikthehet fushatës elektorale, rivali Trump vendosi te thyeje heshtjen per sëmundjen e saj dhe gjate nje takimi elektoral ne Ohajo e sulmoi.  “A ka ndonjë mes jush qe mendon se Clinton është e afte te qëndrojnë nje ore ne ne këmbe? Une nuk e di”.  Trump vizitoi edhe nje kishe metodiste ne Michigan, ku kritikoi Clinton per dështimet ne ekonomi dhe ne politiken e jashtme. Por pastorja e Kishes e ndërpreu, duke i kujtuar se nuk ishte ftuar per te mbajtur nje fjalim politik. Trump ndodhej ne kete shtet ne përpjekje per te fituar mbështetjen e afro-amerikaneve, ndërsa sondazhet tregojnë se shumica e tyre përkrahin Clinton.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *