Një nga debatet me tone të larta në Kryesi ishte mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës. Momenti më kulminant ishte për deklaratat e Bashës për përfshirjen e Suel Çelës, Tom Doshit dhe Aqif Rakipit në firmosjen e formularëve për thirrjen e Kuvendit.

 

“Thoni se po e organizon Aqif Rakipi, Suela Cela, Rraja, Tom Doshi. Është shumë e rëndë kjo deklaratë. Po thoni indirekt që Sali Berisha paska lidhje me bandat. Në rast se delegatët e Elbasanit janë intimiduar nga kushdoqofte, atëherë unë jap dorëheqjen. Se çfarë bëjnë njerëzit në punë të tyre, kjo është punë e tyre”, u shpreh Flamur Noka, duke mos mohuar indirekt për shqetësimin e ngritur publikisht nga sekretari i Përgjithshëm dhe gjatë Kryesisë nga kryetari i PD, i cili kishte një përgjigje për rolin e Sali Berishës në këtë çështje.

 

“Tani, që Aqif Rakipi është futur me kokë në këtë proces, e ka marre vesh gjithë Elbasani. A është futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Ramës dhe jo të Sali Berishës. Po çfarë mund të bëjë një 20 e ca vjeçar 4 orë nën presionin e Suel Çelës, përveçse të firmosë? Ështe turpi i kësaj partie të rrijë nën mëshirë të Suel Çelës, Aqif Rakipit, Tom Doshit dhe Xhelal Rrajës. Po detyra jote Flamur është t’i thuash atyre demokratëve që të ankohen në Elbasan për Suel Çelën ‘Suel Çelës ia thyej brinjët ketu’, po ti 4 orë rri në Elbasan dhe ikën. E kam të pamundur në çdo qelizë të trurit tim të pranoj Sali Berishën si porositës, por ai që gjen kohën për të reaguar për çdo gjë dhe nuk gjen kohën për të reaguar për këtë, kjo nuk e nderon. Asnjë fjalë për Aqif Rakipin, asnjë fjalë për Suel Çelën”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *