E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Cleaner” pastron “21 dhjetorin”, gjenden heroinë, armë e municion/VIDEO

Dy persona janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit të koduar “CLEANER” në Tiranë pasi gjatë kontrolleve iu gjeten armë, heroinë dhe municion luftarak.

 

Në pranga ranë Ermal Demushi, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe Emirjon Doçi, 29 vjeç, banues në Allias,  Tiranë.

 

Reklamë

Policia kishte informacion se këta dy persona,  në bashkëpunim me njëri -tjetrin në zonen e “21 Dhjetorit”, shpërndanin (shisnin) lëndë narkotike të dyshuar si “Heroinë” me doza.

 

Ata u kapën në flagrancë në një lokal tek kryqezimi i “21 Dhjetorit” .

 

Gjatë kontrollit,  shtetasit Emirjon Doçi ju gjetën 22 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, ndërsa  shtetasit Ermal Demushi një dozë me lëndë narkotike e dyshuar si heroinë si dhe 140 mijë lekë të reja të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

 

Kontrolli ka vijuar në dyqanin e shtetasit Ermal Demushi, ku u gjeten një sasi tjetër  lënde narkotike e llojit Heroinë, 1 peshore elektronike, një dozë  cannabis sativa,  5 kapsolla detonatore me fitil, 1 armë zjarri pistoletë me mulli, 1 armë zjarri pistoletë e markës Zastava, 12 fishekë, 1 fitil zjarr përcjellës si dhe 1 sasi e vogël lënde eksplozive.

 

Gjithashtu,  po gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit Ermal Demushi, në bagazhin e saj,  iu gjet një pushkë sportive me dylbi.

 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar :

 

– 60 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë“ dhe një dozë  “Cannabis Sattiva”

– një peshore elektronike   – 1 armë pistoletë me mulli

– 1 arme zjarri pistoletë Zastava

– 12  fishekë

–  5 kapsolla detonatore me fitil

– 1  fitil zjarr përcjellës

– një  sasi e vogël  lënde eksplozive

– 1pushkë sportive me dylbi

– 140 mijë lekë të reja

– 1  automjet në pronësi të shtetasit Ermal Demushi

–  5 aparat telefoni celular

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë