E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Cirku Bellucci në Tiranë

Mbërrin në Tiranë një nga çadrat më të njohura të cirkut në botë. Çadra e mjeshtrit Roberto Bellucci që u bë i njohur në vitin 1984 me performancën e jashtëzakonshme mes 14 tigrave është instaluar në rrugën e Kavajës dhe premton duke filluar nga sot shfaqje që prej kohësh Tiranës i kanë munguar. Në shfaqjen e parë të kësaj trupe artistësh që shëtisin në të gjithë botën, ka qenë i pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili pohoi se kjo çadër gjigante cirku është një nga mundësitë më të bukura që ka pasur kryeqyteti për të vegjlit. Çadra e Cirkut Bellucci do të qëndrojë në kryeqytet për dy muaj, duke ofruar shfaqje dhe mundësi argëtimi për të gjithë.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë