Një dite, pasi qindra emigrante kaluan kufirin me Maqedoninë ne piken e Idomenit, kryeministri grek Alexis Cipras u drejtoi një apel mijëra njerëzve qe gjenden ne çadra, qe te strehohen ne qendrat e pritjes te ngritura nga autoritetet. Me shume se 700 emigrantet e larguar ilegalisht u rikthyen nga Maqedonia dhe per ta asgjë nuk ka ndryshuar. Cipras foli me tone te ashpra per persona qe sipas tij orkestruan nje përpjekje te dështuar per largimin e refugjateve.

Kjo është sjellje kriminale dhe e papranueshme ndaj njerëzve qe përballen me vështirësi dhe qe ve ne rrezik jetët e tyre, veçanërisht te fëmijëve dhe te moshuarve. Ajo duhet te marre fund. U bëjmë thirrje emigranteve te kthehen ne qendrat e pritjes qe ka ngritur qeveria ne kushte njerëzore dhe ne do te punojmë se bashku per te shpejtuar kalimin e tyre te ligjshëm ne Europe”.

Kryeministri grek e beri te qarte se nuk ka asnjë shans qe kufijtë te hapen per emigrantet, pasi asnjë vend ballkanik nuk mund te marre vendime te njëanshme. Cipras foli për një incident te organizuar dhe sqaroi se persona te panjohur, ndoshta grupe qe e quajnë veten vullnetare, dorëzuan fletushka ne greqisht dhe arabisht, ku i këshillonin t’i drejtoheshin veriut dhe jo ne kampet e ngritura nga autoritetet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *