Subscribe

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardian Çipa dha dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke hedhur drite mbi vjedhjen e 1 milion eurove ne Rinas. Për më shumë se dy orë, zyrtari i lartë i policisë së shtetit, dha deklarimet e tij mbi ngjarjen, ndërkohë që mësohet se Çipa është pyetur ne lidhje me informacione qe kane te bëjnë me vjedhjen e parave dhe dyshime qe ka ngritur policia deri ne këtë fazë të hetimit. Krahas dosjes së policisë, burime pranë akuzës thanë se Çipa është pyetur edhe per veprimet qe jane kryer nga ana e policisë mesditën e 30 qershorit.
Sipas organit të akuzës, ballafaqimi i dëshmive do të ndihmojë ne hetime pasi çështja u bë komplekse kur autoritetet e aeroportit thane se përgjegjësia bie mbi Policinë e Shtetit. Kjo dhe pas urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm për hetimin e veprimeve të policisë së shtetit pasi masat në Rinas ishin dyfishuar pas sulmeve terroriste në Stamboll. Prokuroria ka administruar dhe marrëveshjen e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë e cila ka marrë me koncesion aeroportin.
Për grabitjen e 1 milionë eurove nën arrest mbahen 4 punonjës të aeroportit dhe 1 i policisë private që shoqëronte valutën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *