Mbrëmja e djeshme ka dhuruar emocion dhe spektakël në ekranin e Vizion Plus. “Tu si que vales” ka ngritur siparin e edicionit të dytë në Shqipëri. Talent show, i cili sjell talente jo vetëm nga vendi ynë por nga te katër anët e botës ka startuar dje garën e madhe. Ajo, që më shumë është perfolur gjatë gjithë kësaj kohe, ka qënë zbulimi i partneres në prezantim të Florian Agalliut. Produksioni ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë deri në orët e fundit para spektaklit, pasi media bëri të vetën në zbulimin e saj.

Në momentin që Ciljeta Xhilaga është futur në skenë, për të konfirmuar përfundimisht se është ajo vajza kaq shumë e përfolur, Florit nuk i kanë mbajtur këmbët. Ka rënë në tokë dhe kolegia e saj e ka ndihmuar të ngrihet.

E me të drejtë mund të themi se Ciljeta i ka vënë vulën, që në natën e parë të daljes së saj në “Tu si que vales” , me pamjen e saj dhe sigurisht me mënyrën e komunikimit me publikun dhe partnerin e saj.

Në natën e parë të “Tu si que vales” nuk kanë munguar performancat e konkurentëve në zhanre të ndryshëm. Paneli gjykues, që këtë vit Flori i ka quajtur si “katër fantastikët” Agron Llakaj,

Holta Dulaku, Kastriot Çaushi dhe perfaqësuesja e publikut Vikena Kamenica kanë mbetur gojë hapur përballë performancave. Spektakli më i madh i talenteve në Shqipëri “Tu si que vales”  ju pret çdo të enjte në mbrëmje në orën 21:00 vetëm në ekranin e Vizion Plus.

 

flori shtrihet 1 flori shtrihet 2 flori shtrihet 3 flori shtrihet 4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *