Ekziston dhe njihet me termin sëmundja e puthjes, ndërkohë që emërtimi mjekësor është mononukleoza infektive.

 

Virusi që shkakton sëmundjen e puthjes transmetohet përmes pështymës, kështu që ju mund ta merrni atë përmes puthjes, por gjithashtu edhe nëse ekspozoheni ndaj kollitjes apo teshtimës së dikujt ose duke pirë në të njëjtën gotë a duke përdorur të njëjtën lugë me të,- shkruan Living. Sidoqoftë, mononukleoza nuk është infeksion bakterial ngjitës.

 

Grupmosha më e rrezikuar është 15-25 vjeç, por nuk përjashtohen as targetgrupet e tjera, siç janë fëmijët. Fëmijët e vegjël në përgjithësi kanë më pak simptoma dhe shpesh infeksioni kalon pa u vënë re.

 

Simptomat kryesore të sëmudjes së puthjes përfshijnë: lodhjen, gjendje të përgjithshme jo të mirë, temperaturë, zmadhimi i gjendrave limfatike dhe zmadhim i lehtë i shpretkës. Simptomat, si ethet dhe fyti i acaruar zakonisht kalojnë me disa javë, kurse lodhja, zmadhimi i gjendrave limfatike dhe zmadhimi i shpretkës mund të zgjasin më shumë.

 

Gjëja më e rëndësishme në këtë rast është pushimi, kjo nuk nënkupton regjim shtrati, por jo edhe punë të rënda, sepse mononukleoza ndikon në plogështinë e trupit. Për këtë lloj infeksioni, janë të nevojshëm disa javë pushimi, ndërsa aktiviteti i rëndë fizik duhet evituar 6-8 javë gjatë prrocesit shërues.

 

Deri sa keni temperaturë është mirë të pini shumë lëngje dhe për uljen e temperaturës mund të konsumoni paracetamol. Mjekët rekomandojnë që fëmijët të shmangin konsumin e ilaçeve që përmbajnë acid acetilsalicilik, aspirinë ose Andol, për shkak të rrezikut të komplikimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *