E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 39 minuta më parë
Showbiz

Cili është sekreti i martesës së Victoria dhe David Beckham?

Kanë kaluar dy dekada që kur Victoria dhe David Beckham thanë “ Po” në altar. Stilistja 46 vjecare ka treguar tani sekretin e martesës së tyre në një rrëfim për Today.

“Besoj se fëmijët janë prioriteti ynë, dhe cdo gjë që bëjmë, vërtitet rreth tyre”, u shpreh ajo.

Reklamë

“Punojmë të dy shumë fort. E duam jetën tonë profesionale. Mbështetemi tek njëri-tjetri dhe jemi me fat që jemi gjetur dhe që mundëm të rriteshim bashkë”, vazhdoi ajo.

E pyetur se cfarë ndjeu kur e pa të shoqin në fillim, u përgjigj: “Ishte dashuri me shikim të parë”! Victoria dhe David kanë katër fëmijë bashkë: Brooklyn, 20 vjec,  Romeo 17, Cruz 14 dhe vajzën Harper, 8 vjece./ Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë