6 tetori i 2018  do të jetë gjithnjë një datë e gëzueshme dhe feste në familjen Veliaj.

 

Familja e kryetarit të bashkisë së Tiranës u shtua me pjestarin më të ri, djalin e Erionit dhe Ajolës.

 

Stafi i ngushte i kryebashkiakut ishte diskret në dhënien e detajeve për lindjen e djalit të familjes Veliaj e në mënyre të vecante të emrit që I është vendosur vogëlushit.

 

Megjithatë mësohet se pjestari më I ri I familjes së numrit një të Tiranës ka ardhur në jete ne orën 08:00 të kësaj të shtune dhe peshon 3.4 kg.

 

Mjeku që është angazhuar posacërisht në lindjen e zonjës Ajola Xoxa ka qënë Orion Gliozheni, gjinekolog I njohur dhe njëkohësisht përfaqësues I PS në këshillin bashkiak të Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *