Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

“Zvërneci”, opozita interpelancë me ministrin e Mjedisit, Jaupaj: Analizë...

“Trajektorja”, sollën heroinë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri,...

“Trump në Shqipëri vitin tjetër”, Balla: Marrëveshjen e kemi...

Gjermania optimiste për miratimin e marrëveshjes tregtare BE-SHBA

Protesta të dhunshme në Irlandë, turma qytetarësh sulmojnë policinë...

Këlliçi: Rama në burg, Berisha në Uashington! Demokrati përplaset...

“Shqipëria ka një realitet tjetër”, Tabaku: Kam qenë që...

“U ktheva”, Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në...

Berisha mbështet protestën e qytetarëve: Të merremi vetëm me...

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Balla: Djali i xhaxhait...

Cili është kandidati që mund t’i japë Erdoganit një dorë për të fituar?

22 Prill 20:32

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale që mbahen në Turqi muajin e ardhshëm po bëhet më i pasigurt, me futjen në garë të një kandidati populist, i cili kërcënon të shkaktojë përçarje mes votave të opozitës. Një gjë e tillë do të rriste shanset për fitore të Presidentin aktual Rexhep Tajip Erdogan. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli.

 

Në një kohë kur vendi po përballet me probleme ekonomike, retorika e tij e zjarrtë nacionaliste, duket se po funksionon.

 

“Ai po reflekton një valë të re populizmi në Turqi, që më shumë se është një mbështetje ndaj tij është zemërim ndaj sistemit. Ai nuk po thotë asgjë të re, nuk po ofron një ideologji, apo alternativë të re. Ai thjesht shpreh zemërim dhe ajo çka ai reflekton është zemërimi i një pjese të caktuar të elektoratit”, thotë Sezin Oney, e faqes mediatike ‘Politikyol’.

 

Fushata e zotit Ince shihet si një kërcënim për votat e opozitës, duke rrezikuar ndarjen e tyre. Kemal Kilicdaroglu i partisë kryesore opozitare asaj Popullore Republikane (CHP) ka ndërtuar një aleancë të gjerë zgjedhore mes gjashtë partish, përfshirë fetare e laike, gjë që e ka bërë atë kryesues në garë, sipas shumë sondazheve të opinionit publik.

 

Por analistët thonë se zoti Ince po synon votuesit e lënë pas dore, të opozitës.

 

“Zoti Kilicdaroglu po përpiqet ta orientojë Partinë Popullore Republikane drejt qendrës, dhe ta bëjë atë një parti më gjithëpërfshirëse. Por ekziston një linjë e ashpër mes opozitarëve, të po ndihen të tradhëtuar”, thotë Osman Sert, Drejtor i Kërkimeve PanoramaTR.

 

Disa sondazhe tregojnë se mbështetja ndaj zotit Ince arrin në 10%, kjo për shkak të përdorimit në mënyrë efektive të medias sociale, nga zyrtarët e fushatës së tij. Tashmë po hiqen paralele mes tij dhe udhëheqësve të tjerë populistë në mbarë botën.

 

“Këto janë dinamika të ngjashme me ato në Amerikë, sikurse me Trump-in për shembull, apo Bolsonaron në Brazil, si dhe Orban-in në Hungari. Por për shoqërinë turke është kutia e votimit ajo që merr rëndësi në fund. Njerëzit mund të marrin pjesë në tubimin e një kandidati të tillë, por ata votojnë për më të fortin në kutinë e votimit”, thotë Gokhan Bicici, kryeredaktor i agjencisë ‘dokuz8HABER’.

 

Disa analistë sugjerojnë se zoti Ince mund të bëhet pengesë për çdo kandidat që të sigurojë një shumicë absolute duke e detyruar vendin të shkojë në një raund të dytë zgjedhjesh.

 

“Mund të jetë një faktor i rëndësishëm për t’i çuar zgjedhjet në balotazh, dhe atëherë nuk e dimë çdo të ndodhë. Gjithçka mund të ndodhë”, thotë Sezin Oney, ‘Politikyol’

 

Deri vonë shumë sondazhe të opinionit publik sugjeruaronin një fitore në raundin e parë për zotin Kilicdaroglu. Tashmë ka pritshmëri në rritje, për një balotazh.

 

Analistët thonë se ky është një zhvillim i mirëpritur për Presidentin Erdogan, e një shkak për shqetësim për sfiduesin e tij kryesor të opozitës./VOA/

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Erdogani fitore Turqi zgjedhje

Nga e njëjta kategori

SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës

më shumë...

Trafik armësh në mes të Tiranës/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit rrjeti që tregtonte pistoleta dhe kallashnikovë

më shumë...

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

më shumë...

“Greqia na ka futur xixat me njëri-tjetrin”, Rama: Bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë tek investimet e huaja që tërheq

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:02

“Zvërneci”, opozita interpelancë me ministrin e Mjedisit,...

12:55

“Trajektorja”, sollën heroinë nga Maqedonia e Veriut...

12:42

“Trump në Shqipëri vitin tjetër”, Balla: Marrëveshjen...

12:36

Gjermania optimiste për miratimin e marrëveshjes tregtare...

12:26

Protesta të dhunshme në Irlandë, turma qytetarësh...

12:05

Këlliçi: Rama në burg, Berisha në Uashington!...

11:57

Dy operacione në Durrës, 3 të arrestuar,...

11:56

“Shqipëria ka një realitet tjetër”, Tabaku: Kam...

11:56

“U ktheva”, Berisha: Nuk kam qenë kurrë...

11:35

Berisha mbështet protestën e qytetarëve: Të merremi...

11:07

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Balla: Djali...

10:50

“Unë erdha, u krye”, demokratët presin me...

10:38

Demokratët me pankarta në Kuvend, Balla: Flamingo...

10:35

SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës

10:10

Tre marinarë indianë humbin jetën pas sulmit...

9:48

Kujdesi për lëkurën gjatë verës, çfarë ndryshon...

9:40

Zhdukja e Eglant Koçit prej 4 qershorit,...

9:36

Zbulohet një call center në Tiranë, 4...

9:08

Vlora nuk “gjen qetësi”, rindizet zjarri në...

8:45

SHBA përshkallëzon presionin ndaj Iranit, Trump: Do...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • “Armand Shakaj më tha të fikja dritat se do nxirrte një frig...
  • Zhdukja e Eglant Koçit prej 4 qershorit, detaje e fundit nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.