Cili do të jetë hapi i radhës i opozitës? Bardhi: Do të vazhdojmë si të na teket

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka folur për mediat jashtë Kuvendit.
Ai tha se opozita do të vijojë aksionin dhe theksoi se jeta parlamentare nuk është normale.
Sipas tij, Edi Rama po vepron si Vladimir Putin dhe dërgon deputetët e tij të përplasen me opozitën.
“Përjashtimi i deputetëtve nuk parashikohet në rrethanat që njeh rregullorja e Kuvendit. Ky është një regjim që nuk njeh ligj dhe Kushtetutë, këtë po e tregon edhe me luftën që po bën ndaj opozitës.
Nëse ju duket jetë normale parlamentare që kryetarja e Kuvendit hyn si mi në Parlament, mua nuk më duket jetë normale. Për ligjet mjafton të mblidhen te vila e pajustifikuar e Edi Ramës në Surrel.
Ne sot kemi një regjim ku deputetët e opozitës nuk lejohen të ushtrojnë funskionin brenda sallës së Kuvendit. Nuk bën asgjë më shumë dhe asgjë me pak Putini se kjo që bën Edi Rama. Sjell deputetët e tij të përplaseën me opozitën dhe vetë fshihet në Surrel dhe shijon luksi e krijuar me paratë e vjedhura të qytetarëve shqiptarë. Ne do të vazhdojmë si të na teket. Do të veprojmë në raport me këtë godinë dhe çdo godinë ku është strehuar krimi i organizuar”, tha Bardhi. /vizionplus.tv




