Legjendat janë të paevitueshme, në çdo kohë të vitit, por supersticiozëve ju shtohen dozat sidomos në netë më të veçanta që simbolizojnë një fillim të ri. Më tipikja ndër to është festa e fundvitit. Vende të ndryshme të botës kanë tradita të ndryshme. Dikush shtron thjerrëza, një tjetër ullinj…Mirpëo ka disa ushqime që nuk ‘lejohen’. Nuk janë shumë ama kërkojnë pak vëmendje…

 

Krahët e pulës nuk janë ide e mirë për t’u shtryer në tryezë. Interpretimet thonë se mund t’ju largohet fati. Në përgjithësi pula nuk është nga ushqimet që ‘tolerohen’ në tryezën e festës.

 

Ndër erëzat e freskëta, majdanozi nuk është i pranueshëm. Thuhet se ndjell fat të keq…prandaj as mos e dhuroni diku e as mos e përdorni. Mund të bëni edhe pa të!

Tryeza e darkës së ndërrimit të viteve jo vetëm që nuk duhet ngritur, pra nuk duhen hequr ushimet, por as pjata nuk duhet të përfundohet. Thuhet se nëse lini pak ushqim, viti i ardhshëm do të vijë me bollëk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *