Subscribe

Olta Manjani, zëvendësministre e ekonomisë, ka sqaruar në emisionin “E-ZONE’ në Vizion Plus se kush janë kategoritë e emigrantëve, që do të përfitojnë nga marrëveshja e pensionit me Italinë. Sipas saj kjo marrëveshje kërkoi më shumë se një dekadë negociata për shkak të numrit të madhe të përfitueseve. Por a ka përjashtime kjo marrëveshje apo përfitojë të gjithë?

“Janë të gjithë përfitues. Disa nga kategoritë që përfitojnë janë: Ata që janë aktiv në skemën e sigurimeve shoqërore. Ata që kanë një historik kontributiv, por që mund të jenë kthyer në Shqipëri, pavarësisht nëse janë apo jo aktiv në skemën shqiptare të sigurimeve. Por do të përfitojë dhe ata të cilët kanë një historik  kontributiv,  por që kanë dalë në pension. Kjo kategori do të përftojë vetëm për periudhën që kanë kontribuar. Për të gjithë shqiptarët nuk humbet asnjë ditë pune, – sqaroi Manjani, njëherazi dhe kryetare e grupit negociator për marrëveshjen me Italinë”, tha Manjani.

Lexo edhe :

Related Posts

Bazuar në marrëveshjen e arritur, çdo kush do të marrë paratë që ka paguar në skemën e sigurimeve shoqërore si në Itali ashtu dhe në Shqipëri. Secili shtet do të japë fondet përkatëse për qytetarët. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *