E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Cila verë na ndihmon të biem në peshë?

Përfitimet shëndetësore të verës tashmë janë të njohura dhe studime të shumta shkencore kanë vërtetuar se kjo pije është aletja e zemrës sonë, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare e goditjeve në tru.

 

Phytochemicals të gjendura me shumicë në verë (të tilla si acidi ellagic dhe resveratrol) parandalojnë formimin e qelizave kancerogjene luftojnë inflamacionin dhe përshpejtojnë djegjen e yndyrnave, shkruan Living. Të ndalemi tek kjo e fundit ! Një gotë verë në ditë na ndihmon të humbim peshë. Një gotë verë përmban rreth 80 kalori deri në 120 kalori, në varësi të llojit.

 

Reklamë

Të pirit vere në mënyrë te moderuar përshpejton metabolizimin. Qoftë e bardhë apo e kuqe mjafton të bëni zgjedhjen e duhur per te përfituar ! Ndër verërat e bardha, zgjidhni ato të cilat përmbajnë më pak se 85 kalori dhe një gram sheqer.

 
Nëse pëlqeni të kuqen kërkoni për vera të cilat kanë më pak se një gram sheqer dhe 88 kalori.

Vazhdo të lexosh

Reklamë