E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Cila nga ju vajza do ta dëshironte një garderobë gjigande si kjo e Bebe Rexhës?! Hidhini një sy….

 

Kur udhëton nga një vend në tjetrin dhe duhet të performosh në skena gjigande sigurisht që një dollap me rroba dhe aksesorë nuk është i mjaftueshëm. Këtë e tregon më së miri edhe këngëtarja Bebe Rexha.

Reklamë

 

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa video në të cilat prezanton të gjithë me dollapin e saj super gjigand. Ajo ka një pjesë të veçantë vetëm për rrobat e skenës, një pjesë vetëm për xhinset dhe aksesorët.

 

 

 

 

Por duket se gjithë ai dollap nuk është i mjaftueshëm për të, ndaj këngëtarja thotë se i duhet dhe një tjetër. Nga videot kuptohet se Bebe është e dashuruar pas këpucëve, sepse duket se mund të ketë me qindra të tilla. Me siguri këngëtarja nuk mendohet asnjëherë çfarë duhet të veshë, sepse ka çdo gjë që i nevojitet brenda garderobës së saj.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë