Kur mund t’i japim fëmijës kos ose djathë? A do t’i shkaktojnë këto produkte alergji bebit? A mund ta zëvendësojmë qumështin e formulës së bebit me qumësht lope? Këto janë pyetjet që shumica e nënave bëjnë çdo ditë në lidhje me produktet e bulmetit dhe bazuar në këto kërkesa, stafi i pernenat.al ka përgatitur një material që mund t’ju ndihmojë me disa përgjigje.

Qumështi lopës: Qumështi lopës nuk rekomandohet për bebe nën 12 muajsh, pasi mund të shkaktojë mungesë hekuri, dehidratim dhe alergji. Ju mund të filloni t’i jepni fëmijës tuaj qumësht lope pasi të ketë mbushur 1 vjeç. Qumështi me shumë yndyrë ndihmon në zhvillimin e trurit të bebit. Pasi bebi të ketë mbushur 2 vjeç, ju mund të filloni t’i jepni qumësht lope me pak yndyrë.

 

Kosi: Ju mund të filloni t’i jepni kos bebit që në muajin e 8, nëse nuk keni persona të prekur nga alergjia në familjen tuaj. Kosi i siguron bebit lëndë ushqyese si proteina, yndyra, kalçium dhe kalium. Gjithashtu kosi e ndihmon bebin gjatë proçesit të tretjes. Përdorni kos pa yndyrë të reduktuar dhe pa ëmbëlsues artificial. Nëse bebi juaj është intolerant ndaj laktozës, alergjik ndaj qumështit, ka ekzemë ose është i prekur nga astma, atëherë duhet ta vononi më shumë prezantimin e kosit derisa pediatri juaj të japë dritën jeshile.

 

Djathi: Nëse bebi juaj nuk është alergjik ndaj qumështit ju mund t’i prezantoni djathin që në muajn e 8. Përdoreni djathin sipër perimeve, mishit ose shtojeni në pure. Si fillim duhet të përdorni djathëra që kanë sasi të ulët kripe.

//Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *