E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Cila është kartëmonedha që përdorin më shumë shqiptarët?

Që nga viti 2019, Banka e Shqipërisë nisi të hedh në treg serinë e re të kartëmonedhave. Ky cikël përfundoi në vitin 2022.

Por a e dini se cila nga këto prerje është më e përdorshme nga qytetarët?

Alba Gjoka përgjegjëse e departamentit të emisionit në Bankën e Shqipërisë, e ftuar në E-ZONE, Vizion Plus evidentoi dy kartëmonedhat më të përdorshme në ekonomi.


“Kartëmonedha më e kërkuar është 5 mijë lekëshi. Por realisht ajo që qarkullon më shumë është 2000 lekëshi. Prerjen 5 mijë lekë e kërkojnë më shumë në treg, ndaj dhe ajo nuk kthehet në të njëjtën sasi që del nga banka e Shqipërisë, pasi është një prerje që ka tendencë për tu ruajtur disi. Ndërsa përdorimin më masiv në transaksione ditore e mban 2 mijë lekëshi”- tha Alba Gjoka në E-ZONE.

/Vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë