E shtunë, 7 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Cikloni debbie godet Australinë

 

Një ciklon i fuqishëm ka goditur brigjet verilindore të Australisë, duke shkaktuar një person të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.

 

Cikloni Debi, stuhi e kategorisë së katërt është shoqëruar me erëra të forta me shpejtësi deri 263 km/orë dhe shira të rrëmbyeshëm, që kanë sjellë ndërprerje të energjisë në 50 mijë shtëpi në Queensland. Era ka dëmtuar çatitë e banesave dhe dhjetëra pemë janë rrëzuar.

Reklamë

 

Deri tani janë evakuuar 25 mijë persona. Parlamenti australian ka aktivizuar planin e përgjigjes ndaj fatkeqësive natyrore. Kryeministrja e Queensland Annastacia Palaszczuk sqaroi se përllogaritja e dëmeve për momentin është e vështirë, pasi komunikimi përmes telefonit me shumë familje ka qenë i pamundur. Qindra shkolla dhe kopshte janë mbyllur, ndërsa janë anuluar fluturimet në aeroportet Townsville Airport dhe Mackay.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë