Subscribe

Çiklizmi është një nga sportet më të populluara në botë, por fatkeqësisht në Shqipëri ende nuk po i kushtohet rëndësia e duhur .

Ky është, Ylber Sefa çiklisti që prej  5 vjetësh është larguar nga Shqipëria për shkak se i ka munguar mbështetja dhe vlerësimi i Federatës.

Ai tregon për ”Vizion Plus” se nuk ka qënë i lehtë vendimi për t’u larguar.

Aktualisht, 29-vjeçari jeton në Belgjikë së bashku me familjen e tij ku pavarësisht vështirësive është stërvitur çdo ditë individualisht.

Sot Sefa është pjesë e një prej skuadrave më të mira belge në çiklizëm. Edhe pas pandemisë, objektivat e tij personale janë të njëjta, më kryesorja mbetet pjesëmarrja në  Olimpiadën e Tokios vitin e ardhshëm.

Çiklisti ka qënë pjesë e kombëtares shqiptare që në moshën 17-vjeçare, ndërsa fitore personale mban atë të vitit 2019 në kampionatin Ballkanik .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *