Subscribe

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në edicionin e 81-të të turit çiklistik të Shqiëprisë. Disa çiklistë janë përplasur në aksin Kuç-Qeparo.

Sipas informacioneve 3 prej tyre kanë mbetur të lënduar, ndërkohë janë dërguar në spital.

Çiklistët u përplasën teksa po kryenin etapën e katërt të këtij edicioni që përfshin itinerarin Vlorë-Himarë-Llogara.

Njoftimi:

Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *