Nëse e keni pyetur veten ndonjëherë se çfarë kosniderohen perioda normale, atëherë duhet të dini që një cikël menstrual normal zgjat nga 26 deri në 32 ditë, gjakderdhja nga 4 deri në shtatë ditë dhe ngjyra duhet të jetë në ngjyrën e frutit të kuq të boronicës!

Luhatjet emocionale janë mëse normale! Gjithçka jashtë kësaj “skeme” është shenjë paralajmëruese e një problemi! Më poshtë Living do të rendisë të gjitha shqetësimet që mund të ketë një femër gjatë ditëve të ciklit dhe shkaqet e tyre.

Nëse vuani nga hipertensioni, diabeti apo jeni mbipeshë jeni më të prirur të keni rrjedhje (jo gjak i mirëfilltë, por më shumë si njolla kafe) para dhe pas ciklit. Kjo mund të jetë shenjë e një cisti jo të rrezikshëm, por mund të jetë dhe pasojë e shkaqeve të mëposhtme.


Pilulat kontraceptive, stresi, medikamente të caktuara si antikoagulantët, që janë të njohur edhe si holluesit e gjakut.

Një problem tjetër që lidhet me kohëzgjatjen e ciklit është menoragjia, gjendja shendetësore gjatë të cilës një femër ka perioda të rregullta, por me fluks për më shumë se shtatë ditë. Këto menstruacione nuk janë normale, pasi brenda një kohe të shkurtër mund të shkakojnë anemi sekondare.

Çrregullimet e ciklit menstrual mund të ndodhin për shumë arsy, por çekuilibrimet hormonale dhe sindromi i ovareve policistike janë shkaku kryesor. Sipas ekspertëve nëse problemet me periodat zgjasin më shumë se 3 muaj atëherë duhet të bëni një kontroll.

Periodat më të rënda se zakonisht dhe gjakderdhja më e zgjatur lidhet me problemet e mëposhtme.


Pilulat hormonale të kontrollit të lindjes shpesh rregullojnë dhe pakësojnë periodat, por nëse ju i ndryshoni ato, për rreth disa muaj ju do të keni cikël më të rëndë.

Periudha para menopauzës


Ndonëse nuk mund të parashikosh saktësisht se kur një grua kalon në menopauzë, ju mund ta kuptoni këtë gjë nëse disa muaj para keni shumë gjakderdhje dhe cikël të tejzgjatur. Ndryshimet menstruale janë shenja e parë që ka lidhje me menopauzën.

Periodat e rënda mund të jenë gjithashtu një shenjë e sëmundjeve të gjakut.
Fibroidet dhe sindroma e vezoreve policistike prek shumë më shumë femra nga se mund të mendoni dhe një shenjë paralajmëruese e këtyre problemeve shëndetësore është cikli i rëndë.


Infeksionet seksualisht të transmetueshme si gonorrhea, klamidia mund të shkaktojnë gjithashtu gjakderdhje të rëndë./ LIVING

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *