Në një rrëfim pa doreza,sulmuesi Sokol Cikalleshi, zbuloi të vërtetën pas lajmeve se Seria A i ka bërë një ofertë. Futbollisti i kulbit turk Konyaspor, tha për “Vizioni i Pasdites” se këto lajme nuk janë të vërteta.

“Kampionati turk është më poshtë se Seria A. Duke hequr  kampionatet më të forta, pas tyre vjen Turqia. Nëse do të kisha një ofertë, do ta shqyrtoja me shumë seriozitet. Deri tani nuk e kam pasur diçka konkrete dhe këtu ku jam mundohem të jap maksimumin, gjithashtu edhe me kombëtaren”, u shpreh lojtari i Kombëtares.

Cikalleshi rrëfeu se është i kënaqur me performancën dhe aktivitetin në Konyaspor, duke premtuar dhe 5 vite të tjera sportive me fanellën e këtij klubi.

“Tashmë është viti im i gjashtë [në Konyaspor]. Synimet e mia janë që ta mbyll karrierën këtu, në Superligën turke. Jam 31 vjeç tani, besoj se kam një karrierë dhe për 4-5 vite në nivele të larta”, tha Cikalleshi

I pyetur mbi jetën personale, sulmuesi nuk u tregua i rezervuar. Ai tregoi se takimi me bashkëshorten ishte i destinuar pasi ishin në vendin e duhur, në kohën e duhur.

“Kam qenë me fat sepse pas 5 muajsh që njoha bashkëshorten, jam transferuar jashtë shtetit. Nëse do isha larguar më para të vazhdoja karrierën time jashtë, nuk do të isha njohur kurrë me bashkëshorten time. Prandaj mendoj se jam shumë me fat”, tregoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *