Subscribe

Leonardi dhe Melita Hamitaj, rrëfyen në Vizioni i Pasdites të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion plus, se si lindi historia e tyre e dashurisë.

Ata treguan se janë njohur me njërit-tjetrin që në gjimnaz, dhe pasi vendosën të martoheshin, pas ardhjes së demokracisë vendosën të transferoheshin në Kroaci, i cili është dhe vendi i origjinës së Melitës.

Ajo rrëfeu se gjyshi i saj erdhi gjatë luftës në Shqipëri dhe mbeti këtu, ku u martua dhe krijoi familje.


Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Si je njohur me Leonardin?

Melita: Unë e kam origjinën kroato-shqiptare. Gjyshi im kroat gjatë luftës erdhi në Shqipëri, dhe mbeti këtu. Unë jam rritur në qytetin e Fierit.

Brikena Prifti: Si jeni njohur ju të dy?

Leonardi: Jemi njohur në Shkollën e Mesme.

Brikena Prifti: Si ndiheshe kur Leonardi donte të bëhej aktor?

Leonardi: E dinte ajo që unë doja të bëhesha me art.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *