E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Çifti shqiptaro-belg kthehen në Vlorë, tregojnë planet e tyre: Kemi hapur një bahçe në Kaninë

Çifti shqiptaro-belg, Leroy dhe Klea si dhe vajza e tyre Ili ishin të ftuarit tek “Vizioni i Pasdites”.

Ata folën rreth njohjes së tyre, ngacmimeve të para e deri tek jetesa e tyre në Belgjikë, por jo vetëm. Dy të rinjtë kanë lënë Belgjikën, për të jetuar në Shqipëri, pikërisht në Kaninë të Vlorës, ku kanë hapur dhe një bahçe të tyren.

Reklamë

Ata u shprehen se duan të bëjnë një dasmë në Shqipëri si dhe prindërit e Leroy, të kthehen në Shqipëri.

“Jemi njohur në Bruksel. Unë jetoja andej. Sytë blu të tij më kanë pëlqyer. Familjarëve të mi nuk i bën përshtypje se është një kombësie ndryshe. Nuk patëm vërshtirëse nga prindërit që në fillim të njoheshim e më pas t’a prenzantonim. E sikletshme është komunikimi mes krushqinjve. Dëshira ka qenë që dasmën ta bënim në Shqipëri dhe bëm vetëm anën civile. Dasmen do t’a bëjmë në Shqipëri. Duam një dasmë shqiptare. Në Shqipëri kemi hapur një bahçe. Kujdesemi për perimet”, tha Klea.

Reklamë

“Ajo që më pëlqeu ishin tiparet fizike, nuset brune më kanë pëlqyer gjiythmonë. Më pas më pëlqeu sensi i humorit. Nuk ishte e papritur për prindërit e mi sepse gjithmonë më kanë pëlqyer vajzat e kombësive të ndryshme. Prindërit e mi mund të shpërngulen në Shqipëri”, shtoi Leroy. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë