E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 26 minuta më parë
Kulturë

Çifti shqiptar rrëfen historinë nëpërmjet artit

Imagjinoni dy të rinj shqiptarë që në fillim të viteve 90 emigronin në Evropë me një valixhe të vogël, të blerë në Tiranë, e shumë ndryshe nga ato që panë nëpër botë. Në çdo udhëtim ata merrnin këtë valixhe, si shenjë të identitetit të tyre, si shqiptar. Në çdo rrugëtim, ajo valixhe hapej.

 

Dhjetë vite më vonë kjo valixhe që simbolizonte identitetin, lirinë e shtëpinë e tyre, u mendua të ishte transparente, për t’i treguar botës se ata janë shqiptarë, por s’kanë asgjë për të fshehur. Ky koncept në rrugët e Evropës e Amerikës filloi të dukej i çuditshëm, e pas ngjarjeve të 11 shtatori në New York, valixhja transparente u vesh me një tjetër koncept.

 

Reklamë

Kanë udhëtuar ngado dhe artistë nga e gjithë bota i janë bashkuar instilacionit të tyre.

 

Me prezantimin e tyre në Tiranë, Besniku dhe Flutura, që janë të parët shqiptarë që na kanë prezantuar në Bienalen e Venecias presin që edhe artistët shqiptarë ti bashkohen kësaj nisme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë