Një nga pjesëmarrësit e një takimi në Zoom harroi të fikte kamerën e tij dhe u kap duke bërë seks.

Takimi u drejtua nga një anëtar i Partisë Socializëm dhe Liri në Rio de Janeiro, Leonel Brizola, i cili vazhdoi diskutimin megjithë skenat që transmetoheshin. Gjatë video-takimit po diskutohej sesi do të garantohej ushqimi për studentët gjatë pandemisë. Takimi thuhet se vazhdoi edhe për katër orë të tjera pa ndërprerje.

Këshilltarët e tjerë në takim vunë re skenat, por vendosën ta injorojnë atë dhe të vazhdojnë të diskutojnë çështjen në fjalë.

“Sapo vumë re se çfarë po ndodhte, menjëherë u kërkuam njerëzve që kontrollonin audio dhe video të pjesëmarrësve për ta hequr atë”, tha Brizola.

Ai kërkoi që vëmendja të përqendrohet tek pjesa e rëndësishme e takimit.

Nuk dihet nëse ndaj çiftit të kapur duke bërë seks është marrë ndonjë masë ndëshkimore apo jo.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-8636161/Get-Zoom-Couple-caught-having-SEX-Rio-Janeiro-council-video-conference.html#v-8241104216938692469

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *