E enjte, 1 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Çifti i të moshuarve në Lushnjë gjenden të pajetë në banesë/ Dyshimet e para

Dy te moshuar ne fshatin Rrapez te Lushnjes jane gjetur te pajete mengjesin e sotem ne banesen e tyre.

 

Reklamë

Sipas njoftimit zyrtar te policise viktimat jane cifti i bashkeshorteve Lame Kalliri , 90 vjec dhe Qelibare Kalliri 81 vjece.

 

Dyshohet se te moshuarit kane nderruar jete per shkak te asfiksise nga gazi. Familjaret dhe fqinjet jane te shokuar teksa presin ekspertizen e policise per shkakun e vertete te kesaj ngjarjeje.

Te moshuarit jetonin vetem dhe dhe pasi kane vene re se nuk kane dale nga banesa fqinjet kane gjetur menyra te tjera per te hyre ne banese duke i gjetur te moshuarit  pa shenja jete.

 

Lushnjë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Më shumë video

Reklamë