Mund të na ndodhë të gjithëve që të harrojmë ndonjë objekt në taksi duke udhëtuar, por ajo që ka ndodhur në Gjermani kalon përtej cdo limiti.

Një cift prindërish nga Hamburgu kanë harruar foshnjen e tyre te sapolindur në taksinë që po ui kthente nga materniteti në shtëpi.

Ata janë kujtuar për beben e tyre vetëm pak sekonda pasi kanë zbritur.

Menjehere cifti gjerman ka vrapuar për të kapur taksinë por më kot, pa ia dalë dot mbanë.

Ndërkohe foshnja ka bërë xhiro me taksi rreth e qark Hamburgut deri në momentin foshnja që ndodhej në sediljen e pasmë nisi të qante me të madhe duke tërheque edhe vëmendjen e shoferit të taksisë.

Menjëherë taksisti ka shkuar në komisariat duke dorëzuar foshnjën e sapolindur , të cilët ia kanë dorëzuar prindërve pak orë më vonë.

Foshnja ka qënë në gjëndje të mirë shëndetësore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *